Dyshohet se qëlloi për vdekje me thikë 15-vjeçarin, shoqërohet në polici i mituri në Shkodër

Nga A2 CNN
14 Tetor 2024, 22:57 | Kronikë

Dyshohet se qëlloi për vdekje me thikë 15-vjeçarin,

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në polici autorin e dyshuar të vrasjes së një 15-vjeçari pasditen e së hënës, në Shkodër, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ndodhi në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, në rrethana ende të paqarta. Adoleshenti u plagos me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital. Shërbimet e Policisë Shkodër identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme një 15-vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.

Rezulton se edhe 15-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me thikë në sup, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos