“Dyshohet të jetë shqiptar”, policia britanike kërkon ndihmë për identifikimin e një të riu, 5 muaj pas vdekjes së tij

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 15:48 | Kronikë

“Dyshohet të jetë shqiptar”, policia britanike kërkon

Autoritetet britanike kanë publikuar foton e një burri që u rrëzua në një rrugë në perëndim të Londrës dhe vdiq 10 ditë më vonë në spital, me shpresën se familja e tij do ta identifikojë. Mediat britanike shkruajnë se dyshohet se burri në fjalë është shqiptar dhe se ai u gjet në Sixth Avenue, Queen’s Park, në orën 02:40 më 6 tetor.

Policia po ashtu ka nxjerrë edhe një imazh të një tatuazhi në krahun e tij të majtë për të ndihmuar në identifikim dhe kanë thënë se vdekja nuk po trajtohej si e dyshimtë. Detektive Julia Morrou shpjegoi se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin burrin duke ecur përgjatë rrugës, kur u rrëzua.

“Ne kemi kryer një numër kontrollesh për të tentuar të identifikojmë të dyshuarin, duke përfshirë kontrollimin e përshkrimeve të çdo personi që është raportuar i zhdukur në zonë, por ende nuk kemi qenë në gjendje të kuptojmë se kush është ai. Ne po punojmë me mjekun ligjor për të identifikuar të afërmit e tij të afërt dhe po nxjerrim një imazh të një tatuazhi që burri kishte në bicepsin e tij të brendshëm të majtë, me shpresën se dikush mund ta njohë atë dhe ta kërkojë”, thanë efektivët.

“Dyshohet të jetë shqiptar”, policia britanike kërkon

Policia tha se burri kishte veshur vetëm pantallona dhe nuk kishte me vete asnjë send identifikimi apo sende personale. Në pamje, policia tha se ai dëgjohej duke folur me veten në një gjuhë të huaj, për të cilën policia besonte se ishte shqip. Ai përshkruhet si i bardhë, i moshës 40-vjeçare, me trup të hollë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos