“E dëmtoi vetë këmbën te hapësirat e krevatit”, flet edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 10:27 | Kronikë
“E dëmtoi vetë këmbën te hapësirat e
Edukatorja Majlinda Dehima

Edukatorja e kopshtit privat në Tiranë, Majlinda Dehima, e cila u arrestua një ditë më parë me urdhër prokurorie për akuzën “keqtrajtim i të miturit” për dhunën ndaj fëmijës 3 vjeç, i ka qëndruar të njëjtit deklarim në polici, të dhënë 2 ditë më parë kur ka qenë në statusin e të shoqëruarit.

Edhe një herë, Majlinda Dehima është shprehur se vajza e ka dëmtuar vetë në hapësirat e krevatit këmbën dhe ajo nuk e ka prekur.

Prokuroria e Tiranës pritet të bëjë një tjetër ekspertim të pamjeve filmike dhe në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve.

Policia ka nisur një hetim me krimin ekonomik edhe për çiftin e pronarëve Dritan e Entela Danushi, ndërsa Policia e Tiranës tashmë ka përpiluar një plan masash për kontroll të detajuar të të gjithë territorit për të konstatuar raste të tjera flagrante të kopshteve pa licenca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos