Një ngjarje e rëndë është zbuluar pasditen e së enjtes në Greqi, ku një 39-vjeçar nga Shqipëria ka telefonuar autoritetet dhe ka denoncuar se të enjten e kaluar ka vrarë bashkëshorten.
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, burri ka thënë se gruan e ka vrarë me çekiç dhe se trupin e ka vendosur në papafingon e shtëpisë së tyre në Ampelokipi.
Telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zyrtarë të Policisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Në shtëpi kishte një erë të keqe që në momentin e parë dhe u konstatua se në papafingo kishte çanta të zeza. Sigurimi u informua menjëherë dhe u kërkua të mos preknin asgjë.
Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar nga xhelozia teksa fëmijët ishin në shkollë. Ndërkohë gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)