E rëndë në Porto Palermo, 65-vjeçari humb jetën nga peshkimi me dinamit

Nga A2 CNN
30 Korrik 2026, 11:49 | Kronikë

E rëndë në Porto Palermo, 65-vjeçari humb jetën nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Porto Palermo.

Policia njofton se “rreth orës 09:00, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse. 65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos