E rëndë në Sarandë, ndërron jetë në fushën e lojës Fredi Mërkuri

Nga A2 CNN
13 Prill 2024, 18:40 | Kronikë

E rëndë në Sarandë, ndërron jetë në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë këtë të shtunë ku një ish-futbollist i ekipit të Butrintit ndërroi jetë gjatë një ndeshje futbolli.

Bëhet fjalë për ish-portierin Fredi Mërkuri, i cili mendohet se ka pësuar një atak kardiak rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore mes veteranëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos