E rëndë në Shijak! Gjendet i vdekur në një godinë të braktisur 40-vjeçari

Nga A2 CNN
9 Korrik 2024, 17:40 | Kronikë

E rëndë në Shijak! Gjendet i vdekur në një godinë

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Shijak. Sipas Policisë ai është gjetur në një godinë të braktisur dhe nuk dihet shkaku i vdekjes, nga të dhënat e para mësohet se ai nuk ka patur shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është  gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos