Situatë kritike nga zjarri në Gjirokastër, rrezikohen banesat, bllokohet rruga drejt Kakavijës

Nga Rigels Malile
9 Korrik 2024, 14:24 | Kronikë

Situatë kritike nga zjarri në Gjirokastër, rrezikohen banesat,

Situatë kritike e zjarrit në fshatin Grapsh, Bashkia Dropull. Flakët po i afrohen shtëpive. Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Radhë të tëra mjetesh në të dy anët e rrugës në pritje për të qartësuar shikimi si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri në fshat.

Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, forcat e të cilave ndodhen në terren, për momentin avancimi i flakëve në zonën urbane është parandaluar, por në raport me rrethanat do të veprohet për evakuimin e banorëve të Grapshit. Priten të vijnë forcat e shërbimit të FNSH dhe nga Fieri. Qarkullimi vijon të jetë i bllokuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos