E rëndë në Shkodër, banesa përfshihet nga flakët, vdes 52-vjeçari

Nga A2 CNN
14 Prill 2024, 10:10 | Kronikë

E rëndë në Shkodër, banesa përfshihet nga flakët,

Një 52-vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:10 të 14 prillit 2024 në lagjen Zogaj të Shkodrës.

Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

"Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është  djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri informoi policia e Shkodrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos