E rëndë në Tiranë, 12-vjeçari ndërron jetë në spital

Nga A2 CNN
13 Tetor 2024, 19:57 | Kronikë

E rëndë në Tiranë, 12-vjeçari ndërron jetë

Policia e Tiranës ka njoftuar se një i mitur ka ndërruar jetë pasi është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos