E rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Nga Edi Ruçi
3 Korrik 2026, 17:48 | Kronikë

E rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur në det

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Portonovës në Vlorë, ku një vajzë e re është gjetur e mbytur në det.

Viktima është identifikuar si A. Gjilaj, 29 vjeçe, e cila kishte shkuar për pushime në këtë zonë së bashku me familjen e saj.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është transportuar fillimisht drejt Triportit dhe më pas në morg, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

E rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur në det (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos