E rëndë në Vlorë, plagoset me thikë futbollistit nigerian i Flamurtarit

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 20:10 | Kronikë

E rëndë në Vlorë, plagoset me thikë futbollistit

Policia e Vlorës bën me dije se mbrëmjen e së premtës në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me thikë futbollisti nigerian i Flamurtarit, Sadiq Antanda.

Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos