Eksperti: Barrierat për të na mbrojtur, jo të na marrin jetën

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 10:59 | Kronikë

Eksperti Gëzim Hoxha komentoi aksidentin e rëndë të ditës së djeshme, ku një minibus u përplas në autostradën Tiranë-Durrës dhe shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e 12 pasagjerëve.

“Duhet hetuar në detaj aksidenti. A funksionoi sistemi i frenimit, kambio, a ishin gomat në standardin e duhur? Në bazë të këtij konkluzioni, i thuhet doganës që të mos futen më goma të vjetra për shembull. Në rastin konkret, mbrojtësja anësore është paguar nga ne taksapaguesit që të na mbrojë, jo të na vrasë. Por, këta nuk e bëjnë në standardin e duhur. Ajo thuhet që i është futur autobusit mes për mes dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Edhe nëse gabon drejtuesi i mjetit, mbrojtësja anësore duhet ta shtyjë mjetin sërish në rrugë, jo ta presë. Ajo e ka prerë autobusin. Kjo gjë ka ndodhur disa herë në Shqipëri”, tha Hoxha në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“A janë elementet e duhur të sigurisë në vendin e duhur? Se ndoshta autobusi mund të ishte rrëzuar dhe nuk plagoste njeri. Këto janë elementë që duhen hetuar. A ka qenë “guardrail” në pozicionin e duhur, a ka qenë i vendosur me standarde? E dyta, këtë lloj ekspertize duhet ta bëjnë specialistë, por këta i bien për shkurt”, tha eksperti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos