Ekstradohet nga Shqipëria turku i dënuar për trafik narkotikësh 

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2024, 15:41 | Kronikë

Ekstradohet nga Shqipëria turku i dënuar për trafik

Policia e Shtetit njoftoi se ka ekstraduar nga Shqipëria në Turqi, shtetasin turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehmet Akman, 50 vjeç.

Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë, shkruan A2 CNN.

Akman u arrestua në Kaptshticë, në qershor të këtij viti, teksa po tentonte të hynte në vendin tonë.

Shtetasi i ekstraduar në Shqipëri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos