Ekzekutimi i “recepsionistit”, pas autorit dhe bashkëpunëtorëve, policia gjen edhe trupin

Nga Gazmend Janku dhe Jerola Ziaj
7 Qershor 2024, 15:22 | Kronikë

Hetimet për vrasjen e ndodhur në një nga ambientet e brendshme të hotel Greçia në Dhërmi, kanë zbuluar edhe trupin e pajetë të viktimës, Eraldo Novruzi, që është gjetur pranë një guroreje në fshatin Vuno. 31-vjeçari, dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga Gerald Shehu, një nga bashkëpronarët e hotel “Greccia”, i cili u arrestua në tentativë për tu larguar drejt Anglisë në aeroportin e Korfuzit në Greqi.

Për këtë ngjarje policia e Vlorës ka arrestuar edhe dy punonjës të hotelit të cilët dyshohen se kanë ndihmuar për transportimin e trupit nga ambientet e hotelit drejt makinës së autorit. Për këtë moment mësohet se dy punonjësit kanë deklaruar para grupit të hetimit se ishin  detyruar nga pronari. Ngjarja, e cila ka ndodhur mbrëmjen e vonë të datës 5 qershor, është ende e mbuluar me mister mbi motivet e saj.

Eraldo Novruzi, i cili kishte filluar punë si recepsionist pranë hotel “Greccia”, është parë për herë të fundit rreth orës 22:30 të mbrëmjes së 5 qershorit teksa i ndërronte turnin koleges së tij.

Pas këtij momenti policia dyshon se autori Gerlado Shehu dhe viktima Erlado Spahiu janë futur në një nga dhomat e stafit pranë parkingut të hotelit, ku mendohet që Shehu e ka goditur me plumb në kokë recepsionistin Novruzi.

Më pas trupi i 31-vjeçarit me ndihmën edhe të dy punonjësve të tjerë të hotelit, Daniel Qose dhe David Laerti tashmë të arrestuar është zhveshur duke i djegur teshat dhe sendet personale dhe është vendosur në mjetin e Geraldo Shehut, i cili ka marrë rrugën drejt Sarandës, dhe e ka hedhur trupin pranë një guroreje në afërsi të fshatit Vuno, në vendin e njohur si përroi i Gjipesë.

Më pas Geraldo ka tentuar të fluturojë drejt Anglisë nëpërmjet aeroportit të Korfuzit ku edhe është ndaluar nga policia greke, pas njoftimeve të marra nga policia shqiptare. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se autori dhe viktima mund të kenë patur njohje gjatë kohës që ishin në Angli dhe aktivitetet e paligjshme atje mund të jetë një nga pistat e kësaj ngjarje. Gjithashtu si pistë e dytë mund të jetë edhe ndonjë konflikt i çastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos