Ja ku e fshehu Gerald Shehu trupin e Eraldo Nevruzit

Nga A2 CNN
7 Qershor 2024, 13:48 | Kronikë


Kjo është rruga që të çon drejt vendit ku Gerald Shehu ka fshehur trupin e viktimës Eraldo Nevruzi.

Pas vrasjes, 43-vjeçari dyshohet se ka mbledhur trupin me një çarçaf, e ka futur në makinë dhe e ka zhdukur trupin. Gerald Shehu është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa mjeti i tij Audi A8 është gjetur i parkuar në një parkim privat në Sarandë.

Dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, të arrestuar si bashkëpunëtorë të autorit, kanë deklaruar në polici se ishin detyruar nga pronari për ta ndihmuar. Kanë treguar se pas mesnatës së të mërkurës, pronari Geraldi dhe Eraldo kanë pasur konflikt tek shkallët dhe më pas e ka qëlluar 2 herë me pistoletë. 

Në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes Shehu është larguar për në banesë ka marrë çantën dhe është larguar për në Greqi përmes Qafë Botës. Mësohet se ka ndjekur itinerarin nga Himara - Kuç - Tepelenë - Delvinë - Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesën e autorit Gerald Shehu, policia ka gjetur një gëzhojë. Dyshohet se kjo është gëzhoja e plumbit me të cilin ka qëlluar në kokë recepsionistin Nevruzi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos