Erion Veliaj kundërshton arrestin në burg

Nga Armand Bajrami
16 Shkurt 2025, 12:20 | Kronikë

Erion Veliaj, kryebashkiaku në qeli i Tiranës, ka nisur betejën e tij ligjore për liri. Përmes avokatit të tij, Ermir Beta, Veliaj ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm vendimin gjyqësor të caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Burime pranë stafit mbrojtës të Veliajt bënë me dije për A2 CNN se ankimi i përket vendimit të 9 shkurtit të gjyqtarit Erion Bani, për caktimin në mungesë së masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut.

Materiali ankimor është dërguar në gjykatë përmes postës. Përmes tij, Veliaj kërkon shfuqizim të masës, duke e konsideruar si joproporcionale masën e sigurisë në të cilën qëndron prej 10 shkurtit. Pas regjistrimit të tij, Apeli i Posaçëm do të shortojë ankimin e më pas edhe caktimin e një datë për shqyrtimin.

Ndërkohë, në ditët në vijim, brenda afateve ligjore Veliaj pritet te depozitojë ankim edhe për vendimin e 12shkurtit, që konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos