
Një 30-vjeçare në Gjirokastër dyshohet se është dhunuar dhe i është hequr liria nga familjarë të saj për shkak të një konflikti në familje, raporton A2CNN.
Policia arrestoi vëllain e 30-vjeçares, A. A., 34 vjeç si dhe xhaxhain e 30-vjeçares, S. A., 54 vjeç, si dhe bashkëshortin e saj L. L., 43 vjeç, të cilët dyshohen të përfshirë në ngjarje.
“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.01.2026, për shkak të një konflikti në familje, i kanë hequr lirinë 30-vjeçares, duke e mbajtur me forcë, në automjet, dhe më pas e kanë dhunuar”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shtetasin E. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)