Çfarë fshihet pas shpërthimit në burgun e Fushë Krujës? Dalin detajet

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 07:27 | Kronikë

Çfarë fshihet pas shpërthimit në burgun e Fushë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që shkaktoi panik dhe alarm te siguria e burgut të Fushë Krujës.

Sipas asaj që ka mësuar A2 CNN, një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur pranë gjeneratorit kryesor të këtij burgu, që ndodhet në rrethimin e jashtëm të tij.

Lënda eksplozive ishte artizanale, e krijuar me nitrat dhe aktivizimi i saj përveç dëmeve, nuk ka shkaktuar të lënduar.

Policia e Tiranës mori një telefonatë rreth orës 20:45 për ngjarjen dhe menjëherë forca të shumta shkuan në ambientet e IEVP në Fushë Krujë.

Paraprakisht ende nuk ka një të dyshuar, teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kërcënim, mesazh, apo tentativë arratisje të ndonjë të burgosurit.

Aktualisht, grupi hetimor ka mbledhur kamerat e shumta të vendosura në rrethim, për identifikimin e autorit të vendosjes së kësaj lënde plasëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos