Shkrumbohen 4 autobusë në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Nga Çaku Tafa
29 Maj 2025, 06:49 | Kronikë

Shkrumbohen 4 autobusë në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie

Një zjarr ka përfshirë ish-parkun e mjeteve në Lushnje rreth orës 03:45 të mëngjesit, duke djegur katër autobusë të parkuar. Tre prej tyre janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa i katërti është shpëtuar pjesërisht falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Në ndihmë kanë mbërritur forca zjarrfikëse nga Divjaka dhe Fieri, ndërsa është shmangur përfshirja e mjeteve të tjera pas njoftimit urgjent të drejtuesve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit që ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, teksa dyshohet dhe për zjarrvënie të qëllimshme.

Pritet ekspertiza zyrtare e shërbimit zjarrfikës dhe grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos