Një shpërthim është dëgjuar brenda perimetrit të burgut të Fushë-Krujës mbrëmjen e së mërkurës.
Policia është nisur për në vendngjarje për të sqaruar rrethanat, shkruan A2.
Paraprakisht, dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga gjeneratori.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit. (A2 Televizion)