Flet babai i 17-vjeçarit të plagosur: Djali më gënjeu dhe mua dhe policinë, e plagosën me thikë dhe i bënin presion

Nga Edi Ruçi
29 Mars 2025, 13:16 | Kronikë

Prej ditës së premte, 17-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore. I riu është goditur tre herë me thikë, në stomak dhe në këmbë.

Babai i të plagosurit rrëfen se konflikti ka nisur më herët, më 22 mars, kur djali i tij është goditur disa herë me levë nga të njëjtët persona. Megjithatë, nga frika e kërcënimeve, ai u kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët.

“Njiheshin se janë në lagje. Djali më gënjeu mua dhe policinë, pasi autorët i bënin presion. Nëse nuk kapet autori i dytë nga policia, unë do të marra masa ndaj tij”, thotë ai.

Sipas babait, ditën e djeshme, më 27 mars, djali i tij është sulmuar sërish nga të njëjtët agresorë, duke u goditur kësaj here me thikë. Ai kërkon nga policia e Sarandës të arrestojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos