Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Bypass” e Lushnjes. Një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin një çift së bashku me fëmijën e tyre 2 vjeç, ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një parcelë në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime të lehta bashkëshortja e drejtuesit të mjetit e cila u dërguar në spitalin e Lushnjes.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ku dhe si pasojë e lagështirës në rrugë drejtuesi ka humbur kontrollin. (A2 Televizion)