Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Nga Elitjona Doko
25 Shkurt 2026, 16:21 | Kronikë

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun

Një mjek në Spitalin Rajonal të Durrësit është vënë nën hetim pas një kallëzimi të bërë nga një grua e cila pretendon se foshnja e saj ka humbur jetën pak orë pas lindjes për shkak të neglizhencës mjekësore.

Sipas kallëzimit të shtetases A. B., më datë 19 shkurt 2026 ajo ka lindur foshnjën në maternitetin e spitalit, por pak orë më vonë fëmija ka humbur jetën, shkruan A2.

Gruaja pretendon se kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së mjekut. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësinë e mjekut në këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos