
Arrestohet në Përmet shtetasi për posedim armësh zjarri dhe kanabisi, në kuadër të operacionit të koduar “Historiku”. I arrestuari me inicialet K.K, 33 vjeç dhe banues në Përmet dyshohet për posedimin e 3 armëve zjarri, 300 farave Cannabisi dhe municioni luftarak. I arrestuari ka precedent penal në fushën e narkotikëve.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas me precedent penal, ishte përfshirë në disa veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”. Nga kontrolli në banesë e tij, u gjetën 3 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 2 pushkë), 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi e dyshuar e poseduar me qëllim shitjen, si dhe 4 krehra dhe fishekë luftarak. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për t’iu nënshtruar ekspertizës nëse janë përdorur në ngjarje kriminale”, tha policia. (A2 Televizion)