ILD nis hetimin disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Nga Armand Bajrami
25 Shkurt 2026, 12:36 | Kronikë

ILD nis hetimin disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka regjistruar një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka. Sipas ILD, ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime ose mosveprime, që përbëjnë shkelje disiplinore.

Gjoka u kallëzua publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha për mosdeklarim prej saj në formularët e dekriminalizimit të një dënimi penal nga drejtësia grekë vitin 2005. Pas 1 vit e 8 muaj verifikim, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme konstatoi se vendimi gjyqësor grek ishte autentik.

Edhe pse i përcolli një raport, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me shumicë votash të mos e marrë në shqyrtim, me pretendimin se duhet të merrej nga ILD. Disa ditë më vonë, një anëtar i KLGJ kallëzoi në ILD rastin e gjyqtares Gjoka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos