
Ylli Pjetërnikaj është kandidati i tretë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Dr. Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.
Me një karrierë të ndërtuar mbi përvojën në prokurori, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, ai ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.
Autor dhe bashkautor i veprave shkencore në të drejtën penale, i specializuar në krimin kibernetik në Cranfield University përmes bursës Chevening Ëestern Balkans Cyber Security Felloëship, Dr. Pjetërnikaj është anëtar i Bordit Editorial të International Association of Prosecutors (IAP) dhe i Association Internationale de Droit Pénal (AIDP). Ai ka dhënë kontribut në hartimin e legjislacionit penal, reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit europian, duke përfaqësuar Shqipërinë në forume ndërkombëtare të nivelit të lartë. (A2 Televizion)