Gjendet i pajetë 38-vjeçari në Ksamil

Nga A2 CNN
4 Gusht 2024, 16:26 | Kronikë

Gjendet i pajetë 38-vjeçari në Ksamil

Trupi i pajetë i një 38-vjeçari është gjetur këtë të diel, te shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det.

Viktima është identifikuar si F.K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos