Dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kërcënuan me thikë drejtuesin e një taksie dhe i morën një shumë parash.
Policia vuri në pranga një Vihen në pranga 29-vjeçaren Viola Bodlli dhe 26-vjeçarin Agron Braha
Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K.
Në momentin që hipën në makinë, shtetasi Braha dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja Viola Bodlli i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)