Katër vatra zjarri të reja në Maliq, zjarrfikësit dyshojnë se janë të qëllimshme

Nga Artin Halili
4 Gusht 2024, 15:27 | Kronikë

Katër vatra zjarri të reja në Maliq, zjarrfikësit

Ditën e sotme janë shfaqur 4 vatra të reja zjarri në pyjet e Bodesë në njësinë administrative Lozhan të bashkisë Maliq.

Burime pranë shërbimit zjarrfikës të kësaj bashkie bëjnë me dije se zjarret e sotme nuk kanë lidhje me zjarret e para pak ditëve më parë, ku u dogjën plotësisht 160 hektarë pyje, kjo edhe për shkak se vatrat e sotme janë në largësi me njëra tjetrën dhe janë shfaqur në vende të përshkruara më parë nga zjarret.

Kjo edhe për shërbimin zjarrfikës lë dyshime të forta se vatrat e reja janë të qëllimshme e për këtë ne vendngjarje kanë shkuar edhe oficerë të policisë gjyqësore të cilët po hetojnë rastet e shfaqura ditën e sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos