Gjendet një bombë pranë burgut të Burrelit, policia në alarm

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2024, 12:06 | Kronikë

Gjendet një bombë pranë burgut të Burrelit, policia në

Një pako e dyshimtë, shumë pranë godinës së burgut të Burrelit, ka ngritur në këmbë policinë e këtij qyteti.

Sipas të dhënave të policisë, në lulishten e  lagjes "Pjetër Budi" është konstatuar një pako e vogël, e dyshuar me lëndë plasëse artizanale e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos