Një plumb në kokë| Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit Reçi në Tiranë, çfarë thonë familjarët

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2024, 08:38 | Kronikë

Një plumb në kokë

Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vdekur 52-vjeçari Eduart Reçi.

Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Reçi ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë.

Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës. Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qenë drejtor në institucionin e SHISH.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos