Trupi i pajetë i një personi është gjetur, mëngjesin e së enjtes, në lumin Lana, në zonën e Brrylit.
Viktima është ende i paidentifikuar, teksa në trupin e tij, në pamje të parë nuk janë parë shenja dhune.
Kanë qenë kalimtarët ata që njoftuan policinë, teksa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të vdekjes. (A2 Televizion)