Një 82-vjeçar ka humbur jetën, gjatë orëve të para të mëngjesit, në Lushnjë, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubullimë, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër, në të cilën jetonte çifti i moshuar.
Si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga banesa në kohë.
Paraprakisht, dyshohet se ka qenë soba e lënë ndezur, gjatë natës, që ka shkaktuar zjarrin, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
(A2 Televizion)