Loja e dominosë përfundon në sherr, plagosen me thikë 2 të moshuar në Durrës

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 15:35 | Kronikë

Loja e dominosë përfundon në sherr, plagosen me thikë 2

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur në afërsi të sheshit “Pranvera”, tek lulishtja përballë Postës Shqiptare.

Të moshuarit janë transportuar për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Mësohet se është ndaluar autori i dyshuar i krimit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme. 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos