Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia 13 metra. Në rrezik për jetën

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 12:29 | Kronikë

Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia 13 metra. Në rrezik

Një person bie nga skela dhe ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj, ku Edison Pata, 45 vjeç, mendohet se ka humbur ekuilibrin në lartësinë prej 13 metrash nga skela ku po punonte.

Menjëherë, i dëmtuari është shoqëruar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, për ndërhyrje më të specializuar, shkruan A2.

Gjendja e të dëmtuarit është në rrezik për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos