Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston policin

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 12:49 | Kronikë

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston policin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël - Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetësja N. Ç, shkruan A2 CNN.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos