Gjykata liron 3 protestuesit e ndaluar pas bllokimit të rrugëve të martën

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 14:59 | Kronikë

Gjykata liron 3 protestuesit e ndaluar pas bllokimit të rrugëve

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për tre protestues të Partisë Demokratike që u arrestuan pas protestës së zhvilluar ditën e martë.

Protesta, pjesë e aksionit të mosbindjes civile të opozitës, përfshinte bllokimin e disa akseve kryesore në vend për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë aktuale, shkruan A2.

Në Elbasan, protestuesit bllokuan rrethrrotullimin e Shijonit, duke ndaluar për 3 orë qarkullimin dhe duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos