Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së parë të sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij në maj të vitit 2022, pas operacionit “Plumbi i artë”, shkruan A2 CNN.
Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, SPAK akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha dhe të Elton Kilës.
Për Çelën një masë e dytë sigurie “arrest me burg” është në fuqi si drejtues i një organizate kriminale. (A2 Televizion)