I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt

Nga Xhensila Kodra
12 Dhjetor 2024, 15:00 | Kronikë

I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, Gjykata e Lartë

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Arbër Çekaj. Pronari i kompanisë “Arbi Garden” u shpall fajtorë për trafikimin e sasisë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në vendin tonë 613 kg kokainë, shkruan A2 CNN.

Çekaj u dënua me 21 vite burg por për shakë të gjykimit të shkurtuar atij ju ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të shlyej 14 vite burg. Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos