Goditën me grushte një person prillin e kaluar, arrestohen dy vëllezër nga Kruja

Nga A2 CNN
9 Janar 2025, 16:08 | Kronikë

Goditën me grushte një person prillin e kaluar, arrestohen dy

Dy vëllezër nga Kruja janë arrestuar nga policia pasi në muajin prill të vitit të kaluar dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Njëri prej tyre po ashtu rezulton i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë të një shume parash. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2021 në fshatin Arramerras, me 21-vjeçarin që ka vjedhur në një karburant.

Komisariati i Policisë Krujë ka finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, si rezultat i të cilit janë kapur dhe ndaluar shtetasit në kërkim: A. Ç., 21 vjeç dhe G. Ç., 27 vjeç (vëllezër), të dy banues në Krujë.   Shtetasin A. Ç., Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021.     Gjithashtu, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasi G. Ç., më datë 07.04.2024, kanë goditur me grushte shtetasin S. D. dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër, për motive të dobëta”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos