Policia e Shtetit njoftoi se i është përgjigjur telefonatës së një gruaje, e cila ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.
Policia tha se ka shkuar në vendngjarje, bashkë me shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
“Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hapë”, tha policia. (A2 Televizion)