“Kujdes se do rrëzohesh”, Abule del pas katër orësh nga SPAK

Nga A2 CNN
9 Janar 2025, 14:08 | Kronikë

Biznesmeni Elman Abule ka dalë nga godina e Prokurorisë së Posaçme pasi qëndroi atje për 4 orë, raporton A2 CNN. Në dalje, ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, por u largua me shpejtësi drejt makinës së tij. “Kujdes se do rrëzohesh”, i tha ai një gazetari që po e ndiqte.

Mësohet se Abule u pyet për llogari të hetimit që ka në qendër të tij kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij.

Ditën e djeshme, për të njëjtën çështje dha shpjegime bashkëshortja e tij Marisa Nito. Nito u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, ku qëndroi për më shumëse 4 orë. Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median.

Sipas SPAK, Nito është një nga kontaktet e afërta të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj dhe për këtë shkak ajo dhe bashkëshorti ju nënshtruan edhe kontrollit nga SPAK, në zbatim të vendimit gjyqësor të 5 dhjetorit.

Hetimi që kanë përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij është regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos