Goditen shpërndarësit e ekstazisë, arrestohen 4 gazetarët e një portali, sekuestrohen 300 tableta

Nga Xhensila Kodra
17 Dhjetor 2024, 18:42 | Kronikë

Policia e Tiranës arreston katër persona të cilët akuzohen për shitjen e ekstazisë, kryesisht në zonën e ish-Bllokut. Në pranga përfunduan Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Katër të rinjtë janë mbajtur nën vëzhgim dhe në survejim për disa muaj me radhë nga agjentët. Mësohet se ata punonin si gazetarë në portalin e lajmeve public.al.

Një prej të arrestuarve, Ergis Noka, është edhe djali i drejtorit të portalit. Zyra ndodhej në zonën e ish-Bllokut dhe, sipas policisë, dyshohet se e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur edhe pajisje që përdoren për kultivimin e kanabisit.

Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivonin drogë në vende të tjera. Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe 300 tableta ekstazi, për të cilat dyshohet se i siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë me shumicë, ndërsa një tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë të vjetra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos