Grabiti paratë në Rinas, izolohet në regjimin “41 biss” një tjetër i dënuar

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2024, 18:31 | Kronikë

Grabiti paratë në Rinas, izolohet në regjimin “41

Klement Çala është i dënuari i radhës që izolohet në ambientet e regjimit '41 biss', një nga survejimet dhe izolimet më të forta brenda burgjeve që zakonisht kryet për të burgosurit e rrezikshëm.

Çala është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe opinionin publik pasi ishte pjesë e grupit që grabiti 4.6 milionë euro në Rinas në 2019.

Në tetor të vitit 2022, Gjykata e Posaçme dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal, ku për Klement Çalën u dha 20 vite burg për megagrabitjen në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, në prill të vitit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos