Një aksident ku janë përfshirë 3 makina ka ndodhur pasditen e së martës në Sauk të Tiranës.
A2 CNN mëson se si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)