Një grabitje e dyshuar me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Kavajës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në Qerret, ku një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)