Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Nga Elitjona Doko
15 Korrik 2026, 17:56 | Kronikë

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të

Në një prej rasteve të vjedhjeve të regjistruara gjatë natës së 9 korrikut në lagjen nr. 18 në Durrës, A2 CNN ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë.

Në video shihet një person i veshur me bluzë të zezë, pantallona të shkurtra dhe kapele sportive, i cili afrohet pranë një automjeti të parkuar. Pasi konstaton se makina është e hapur, ai futet brenda dhe për rreth pesë minuta kontrollon pjesën e brendshme të saj.

Më pas, personi largohet nga dera e pasme e automjetit, duke mbajtur në dorë një qese të bardhë. Sipas burimeve mësohet se janë vjedhur rreth një kilogram tartufë dhe një palë syze.

Ngjarja vijon të mbetet e pazbardhur, ndërsa autori ende nuk është identifikuar nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos