
Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim ish-drejtorin e Burgjeve dhe IKMT-së, Agim Ismailin për tentativën e hakerimit të sistemit të SPAK.
Ismaili u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK, ku qëndroi për 90 minuta, ndërsa refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në dalje.
A2 CNN mëson se Ismaili është pyetur si person nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK.
SPAK ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme në adresat e email-eve të prokurorëve të posaçëm më 12 mars 2025.
Asokohe, Prokuroria e Posaçme sqaroi se falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të strukturës. (A2 Televizion)
