
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim të frytshëm me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e energjisë.
Në qendër të bisedës ishte projekti strategjik për ndërtimin e linjës nënujore të interkonjeksionit energjetik, që do të lidhë drejtpërdrejt dy vendet tona. Ky projekt përbën një pjesë të rëndësishme të korridorit energjetik Lindje–Perëndim, që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, duke krijuar një rrjet të qëndrueshëm dhe të sigurt energjetik për të gjithë rajonin.

Ky investim pritet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë energjetike në Ballkan dhe më gjerë.
Balluku nënvizon se raportet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Italisë janë një bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve. (A2 Televizion)
